Prokuroria kërkoi 6 muaj burg, reagon për Euronews Albania Elia Zaharia

13 Nëntor 2024 | 18:42

Sot Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për sherrin që u bë publik pasi Princ Leka kishte filmuar përplasjen me Elian dhe ish-vjehrrin e tij.

Më 25 mars të këtij viti, Princ Leka, ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj Gjergj Zaharia u përfshinë në një konflikt të dhunshëm në Oborrin Mbretëror. Palët bënë kallëzime për njëri-tjetrin.

Organi i akuzës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Princ Lekën.

Prokuroria po ashtu kërkon edhe për Elia Zaharinë 6 muaj burg dhe 1 vit për babanë e saj. Gjithashtu, Prokuroria kërkon që dënimi t’iu konvertohet në shërbim prove, nëse të tre shpallen fajtor nga Gjykata.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës do të jepet në datën 13 dhjetor nga gjyqtarja Migena Laska.

Të tre akuzohen për veprën penale “dhunë në familje”. Princ Leka, Elia Zaharia dhe Gjergj Zaharia janë gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Në një reagim për Euronews Albania, Elia Zaharia tha se nuk ka koment për një çështje që është në gjykim dhe se po ndjek në heshtje procesin.

“Unë jam mirë, sot isha prezente pas çeljes së panairit dhe do jem për 3 ditë me radhë në ndjekje të përditshme. Unë pata kënaqësinë dhe privilegjin të prezantoj çeljen e Panarit të 27 të Librit. Komenti që kam është që i ftoj të gjithë në këto 5 ditë feste në ngjarjen më të madhe kulturore në vend. Libri është miku më i mirë, të mundëson të jetosh shumë jetë. Më vjen keq por nuk kam koment, çështja është në gjykim, unë respektoj në heshtje procesin”, tha Zaharia.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026