Prokuroria kërkon 30 vite burg për 3 të akuzuarit, trafikuan mbi 21 kg tritol
Prokuroria e Fierit ka dhënë pretencën për tre shtetasit Albi Mecini, Ervis Cukali dhe Arafat Manërkolli, të cilët u kapën në flagrancë teksa po transportonin mbi 21 kilogramë lëndë shpërthyese në qytetin e Fierit.
Të tre të pandehurit akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Në momentin e ndalimit, policia deklaroi se kishte dyshime se të akuzuarit po përgatiteshin për të kryer një atentat, por kjo pistë është rrëzuar nga Prokuroria në vijim të hetimeve.
Për Albi Mecinin, organi i akuzës ka kërkuar një dënim me 18 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfiton ulje të dënimit dhe rrezikon të qëndrojë në burg për 12 vite. Ndërkohë, për Ervis Cukalin është kërkuar një dënim me 14 vite heqje lirie, i cili, pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, zbret në 9 vite e 4 muaj.
Gjykimi për të akuzuarit vijon, ndërsa pritet vendimi i trupit gjykues.
Njoftimi:
Prokuroria pranë Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, kërkon dënimin me 14 deri në 15 vite burgim për secilin prej tre shtetasve A.M., Ar.M. dhe E.C., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentuan të transportonin 21 kg e 265 gr lëndë eksplozive në qytetin e Fierit dy vite më parë.
Shtetasit në fjalë, janë hetuar e gjykuar në kuadër të procedimit penal nr.1070, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 278/7 dhe 236/2 të Kodit Penal.
Nga hetimi dhe gjykimi i këtij procedimi penal rezultoi e provuar se, të pandehurit A.M., Ar.M. dhe E.C., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datë 28.09.2023 kanë poseduar dhe transportuar 21 kg e 265 gr lëndë eksplozive në qytetin e Fierit.
Në diskutimet përfundimtare Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier kërkoi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit A. M. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/6 i K.Penal dhe dënimin e tij me 15 vjet burgim;
Deklarimin fajtor të të pandehurit A. M. për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer me dhunë, e parashikuar nga neni 236/2 i K.Penal dhe dënimin e tij 4 vjet me burgim.
Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin e shtetasit A.M. me 18 vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij me 12 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E. C. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/6 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vjet burgim;
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij me 9 vjet 4 muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ar. M. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/6 i K.Penal dhe dënimin e tij me 14 vjet burgim.
– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij me 9 vjet e 4 muaj burgim.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe që gjatë ushtrimit të detyrës kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin.
75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:45 Rama për protestat: “Revolucioni i flamingove” një çarje ku mund të hyjnë aktorë të huaj