Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë

15 Prill 2026 | 16:29

Në Gjykata Themelore në Prishtinë, gjatë shqyrtimit gjyqësor për rastin e sulmit terrorist në Banjskë e Zveçanit që ndodhi në shtator të vitit 2023, ndaj tre të akuzuarve Blagoje Spasojeviç, Vladimir Toliç dhe Dushan Maksimoviç, Prokuroria Speciale dhe mbrojtja e palëve të dëmtuara kërkuan që ata të shpallen fajtorë dhe të dënohen me burgim të përjetshëm, raporton KosovaPress.

Në seancën e sotme edhe sot nuk munguan tre të akuzuarit të cilët me pranga në duar e me siguri të lartë u sollën në gjykatore për t’i dëgjuar fjalët përfundimtare nga Prokuroria Speciale dhe avokatët e të dëmtuarve.

Fillimisht prokurori special, Naim Abazi elaboroi fjalën përfundimtare teksa tha se sulmi terrorist në Banjskë nuk është incident i izoluar por një organizim i mirëfilltë kriminal me synim cenimin e rendit kushtetues të Kosovës.

Ai tha se përgatitjet kishin nisur qysh nga takimi në Rashkë të Serbisë në të cilin ishte kërkuar armatosje, mobilizim kundër institucioneve të Kosovës.

Këtu nuk kemi të bëjmë me një rast të një incidenti të izoluar, por kemi të bëjmë me një organizim të mirëfilltë kriminal, me qëllim terrorist dhe me synim të cenimit të rendit kushtetues të sigurisë së Republikës së Kosovës. Fillimet e këtij organizimi nuk datojnë realisht nga data 24 shtator 2023. Ato dokumentohen qartë që nga takimi i datës 13 tetor 2021 në qytetin e Rashkës në Republikën e Serbisë, ku është kërkuar armatosje, mobilizim dhe përgatitje për rezistencë të armatosur kundër institucioneve të Republikës së Kosovë. Deklaratat e dhëna në atë takim kanë përfshirë thirrje për mbështetje shtetërore dhe veprim të armatosur. Kanë zbuluar elementet thelbësore të kësaj çështjeje, në paramendimin dhe synimin për përdorimin e dhunës si mjet për realizimin e objektivave politike. Ky qëllim nuk mbetet në nivel deklarativ, por materializohet në praktikë”, tha ai.

Sipas tij objektiv i këtij sulmi terrorist ishin Policia e Kosovës.

“Vetë natyra e këtyre mjeteve dëshmon një gatishmëri për konfrontim të armatosur dhe dhunës si instrument veprimi, objektiv i sulmit ka qenë saktësisht policia e Kosovës si organi kushtetues i zbatimit të ligjit dhe renit publik çka e bënë  këtë veprim cenim të drejtpërdrejtë të strukturës shtetërore dhe rendit juridik. Nga provat rezulton se pjesëtarët e grupit kanë ushtruar kontroll funksional mbi realizimin veprimeve duke vepruar si bashkëautorë në role të ndara…

Pretendimet për mungesë dijeni janë të pabazuara dhe bien ndesh me faktet objektive armatimi i rëndë uniformat taktike, komunikimi i koduar dhe pozicionimi i organizuar e përjashtojnë çdo mundësi të veprimit të pavetëdijshëm nga tërësia e këtyre rrethanave rezulton qartë se të pandehurit kanë vepruar me dashje të drejtpërdrejtë duke pranuar rrezikun dhe duke synuar realizimin e një operacionit të armatosur kundër rendit kushtetues të Kosovës ”, tha ai.

Prokurori Abazi në fjalën e tij përfundimtare tregoi se me sulmi ishte kryer me armatim të rëndë dhe pasojat e tij ishin tragjike ku mbeti i vrarë edhe rreshteri policor, Afrim Bunjaku e u plagosën zyrtarë të tjerë policor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve

KQZ në Kosovë ka përmbyllur procesin e rinumërimit të 185 vendvotimeve, për të cilat ishte marrë vendim për rinumërim. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi,...
17:55 | 19/06/2026

FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku ka bërë të ditur se basketbolli 3×3 po shndërrohet në një prej projekteve kryesore...
14:36 | 19/06/2026

Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë

Dy persona mbetën të plagosur të enjten pas një përleshjeje fizike të regjistruar në Prishtinë. Policia njoftoi se dy persona ishin sulmuar nga një i...
09:51 | 19/06/2026