Prokuroria propozon dëbimin e Popoviç për 2 vjet nga Kosova, Gjykata vendos pasdite
Gjykata Themelore në Prishtinë ka pranuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur nga zyrtari serb, Igor Popoviç, të cilin Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzoi për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.
Me pranimin e marrëveshjes, Prokuroria Speciale e Kosovës ka propozuar që Popoviç të dënohet me gjashtë muaj burgim, por ky dënim të zëvendësohet me gjobë prej 3 mijë eurosh dhe dy vjet dëbim nga Kosova, sipas Betimit për Drejtësi.
Miratimi i kësaj marrëveshjeje është mirëpritur nga Prokuroria, ndërsa vendimi i Gjykatës pritet në orën 14:00.
Prokuroria e akuzon ndihmësin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Popoviç, se me dashje ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, gjatë një fjalimi të mbajtur në Hoçë të Madhe të Rahovecit më 18 korrik.
Gjatë atij fjalimi, Popoviç, ndër të tjera, e kishte cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”. Ai ishte ndaluar po atë ditë në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut, që lidh Kosovën me Serbinë.
Pas ndalimit policor prej 48-orësh, Popoviçit iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji. Avokati i tij e apeloi vendimin, por edhe shkalla e dytë e gjyqësorit la në fuqi vendimin e Themelores më 31 korrik.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane