Prokuroria sekuestron 6 apartamente dhe llogari bankare, në pronësi të trafikantit

Emrat e kandidatëve të PS për qarkun Elbasan
23 Shtator 2022 | 13:45

Të premten, Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar 6 apartamente, 3 automjete, garazhd dhe llogari bankare.

Këto pasuri janë në emër të Klejdi Abdylit.

Ky i fundit është arrrestuar në vitin 2019 nga Policia e Durrësit për trafik kokaine në shtetin italian. I riu ndodhet në qeli dhe pritet të ekstradohet drejt shtetit italian.

Klejdi Abdyli në bashkëpunim me persona të tjerë akuzohet se në gjashtë raste të përsëritura, kanë mbajtur, transportuar dhe shitur sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë.

Pasuritë e sekuestruara:

  • Garazhd me sipërfaqe 160.91 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • Apartament me sipërfaqe 58.36 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • Apartament me sipërfaqe 59.61 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • Apartament me sipërfaqe 114.5 m2, ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit I.A dhe E.A;
  • Apartament me sipërfaqe 69.92 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetases E.A;
  • Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;
  • Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;
  • Motomjet me targa AY__, në pronësi të shtetasit K.A;
  • Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetases Sh.A;
  • Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.A;
  • Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.
  • Llogarinë në bankë, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026