Prokuroria Speciale kërkoi 45 vite burg për krerët e UÇK, reagon Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar këtë të hënë pasdite menjëherë pasi Prokuroria Speciale në Hagë paraqiti në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkesën për dënimin e tyre me 45 vite burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Vendimi i prokurorisë ka shkaktuar reagime të forta në rajon.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama u shpreh me tone të ashpra në mbrojtje të ish-komandantëve të UÇK-së, përfshirë mikun e tij të gjatë Hashim Thaçin, duke e cilësuar kërkesën e Prokurorisë si një “padrejtësi” dhe duke theksuar tronditjen e tij ndaj mënyrës se si prokuroria ndërkombëtare ka ndjekur këtë çështje.
Reagimi i Kryeministrit Edi Rama:
Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?! Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me m*t që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!
Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë