Prokurorja e Përgjithshme në SHBA: Arctic Frost, një abuzim jodemokratik i pushtetit
Prokurorja e Përgjithshme amerikane, Pam Bondi po përballet me senatorë në komisionin gjyqësor në lidhje me qëndrimin e saj deri më tani në departamentin e drejtësisë, veçanërisht pasi senatorët demokratë kanë kritikuar administratën Trump për përdorimin e këtij departamenti si armë për të hetuar dhe ndjekur penalisht kundërshtarët politikë.
Në deklaratën e saj hapëse, Bondi tha se puna e saj në departamentin e drejtësisë ishte për të korrigjuar “tradhtinë historike të besimit publik” të administratës së mëparshme. Bondi u shpreh se ata po punojnë për të luftuar krimin dhe se ka ende punë. Sipas saj në këto muaj janë bërë përparime të shumta.
Ajo përmendi gjithashtu rritjet e forcave federale të zbatimit të ligjit në Uashington DC dhe Memfis, Tenesi, si shembuj se si departamenti i drejtësisë ka punuar me udhëheqjen lokale. Bondi më tej shtoi se operacioni Arctic Frost ishte një abuzim jokushtetues dhe jodemokratik i pushtetit.
“FBI-ja jonë po synon kriminelët e dhunshëm, grabitqarët e fëmijëve dhe shkelësit e tjerë të ligjit, jo senatorët në detyrë që rastësisht janë nga partia e gabuar politike”, theksoi ajo.
Ky operacion ishte një përpjekje për mbledhjen e të dhënave të ligjvënësve republikanë për të zbuluar nëse Trump dhe aleatët e tij e shkelën ligjin gjatë përpjekjes së tyre për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Ky rast çoi në hetimin e këshilltarit të posaçëm Jack Smith.
Në një debat me anëtarin e lartë Dick Durbin, Bondi refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së senatorit nëse ajo ishte konsultuar në lidhje me vendimin e presidentit për të dërguar trupa të Gardës Kombëtare në Illinois, shteti që Durbin përfaqëson.
“Ju votuat për të mbyllur qeverinë dhe jeni ulur këtu. Oficerët tanë të zbatimit të ligjit nuk po paguhen. Ata janë atje jashtë duke punuar për t’ju mbrojtur”, tha Bondi, pasi refuzoi të diskutonte bisedat e brendshme me Shtëpinë e Bardhë.
“Do të doja ta donit Çikagon aq sa e urreni presidentin Trump. Aktualisht, Garda Kombëtare është duke shkuar drejt Çikagos. Nëse nuk do t’i mbroni qytetarët tuaj, do ta bëjë presidenti Trump”, tha ajo.
Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave
- 14:26 “Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve
- 14:20 Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
- 14:11 BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 14:08 Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit për industrinë detare, Rama: 500 vende pune, rritet në 2.6% buxheti për Mbrojtjen
- 13:58 Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)