Pronari dogji mbeturinat, rrezikohet banesa në Gjirokastër

22 Korrik 2025 | 10:31

Djegia e mbeturinave në mjedis të hapur është kthyer në rrezik për një banesë në Gjirokastër. Ka qenë pronari i shtëpisë, i cili ka tentuar të djegë një grumbull me mbetje urbane në oborr ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke rrezikuar banesat përreth.

Ngjarja është regjistruar në zonën në hyrje të qytetit ndërsa është dashur ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.

Personi që ndezi zjarrin është proceduar administrativisht për djegie të qëllimshme të mbeturinave në kundërshtim me ligjin.

Përgjatë kësaj vere policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht 11 persona për zjarrvënie të qëllimshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026