Pronat dhe deti me Greqinë, Vangjel Dule zbulon abuzimin që po bëhet me Kishën e Kakomesë
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, foli në “Ilva Now” në lidhje me çështjen e konfliktit të pronave në jug të vendit, shqetësim ky, i cili u përmend sot edhe në progresraportin e Komisionit Europian.
“Nevojitet progres i shpejtë për avancimin e procesit të regjistrimit të pronave. Shqetësimet janë ngritur nga qytetarët që i përkasin pakicës greke në lidhje me të drejtat e pronës në rajonin bregdetar jugor”, thuhej në raportin e Komisionit Europian për çështjen e pronave.
Ai mori si shembull rastin e Kishës së Kakomesë, e cila sipas tij, për shkak të politikave të gabuara të ekzekutivit shqiptar banorëve të Nivicës dhe Shën Vasisë, që e kanë pronë të trashëguar nga stërgjyshërit e tyre nuk u lejohet ta shfrytëzojnë atë. Ky model abuzimi shtoi ai përdoret në të gjithë pjesën e Jonit.
“Në vitin 2014, kemi marrë statusin e vendit kandidat dhe nuk kemi hedhur asnjë gjysmë hapi para. A mund të harroj kush rastin më të vjetër, e cila e ka zanafillën në vitin 2004 me Kakomenë. Shikoni çfarë po ndodh edhe sot. Isha gjatë periudhës së verës për të vizituar kishën e vjetër të Kakomesë, monument historik e fetar për besimtarët ortodoksë. Vetë banorët e zonës të Nivicës, të Shën Vasisë nuk mund të shkojnë në një kohë që janë troje të tyre të trashëguara nga gjyshërit dhe stërgjyshërve të tyre, plus prona fetare, e cila është e shkelura, sepse janë të tilla vendimet e ekzekutivit, të cilat ua kanë kaluar interesave të tyre klienteliste që nuk as nuk i kanë shfrytëzuar për shkak të rezistencës së vetë komunitetit, por nga na tjetër nuk ia ka dhënë as komunitetit për ta përdorur pronën e tyre. Ky është rasti klasik, dhe kjo ndodh në të gjithë zonën e Jonit”, tha ai.
Ai u pyet nga drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare, nëse Shqipëria dhe Greqia duhet t’i drejtohen një pale të tretë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për detin, për këtë kreu i PBDNJ-së dha këtë shpjegim:
“Alternativa është që së pari, ne të pushojmë se karakterizuar njëra palë tjetër, si të dobët, si të shitshëm dhe të bleshëm brenda nesh. Zoti Rama do që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë kërkon që të jenë sipas modelit greko-turk. Kjo del e qartë nga të gjitha lëvizjet e tij. Ne duhet të ndjekim germën dhe frymën e (UNCLOS), këto janë parimet. Ajo që sugjeron është shterimi të gjitha mundësive për negociata dhe për rënë dakord mes palëve. Një palë e tretë nuk ekziston si praktikë”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Prezantohet zyrtarisht raporti i KE për Shqipërinë, Varheyli thirrje për reformat
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta