Pronat, në 7 vite 4,5% kompensime. Raporti i KLSH gjen shkelje në ATP

26 Shtator 2023 | 16:32

Në 7 vite, që nga hyrja e fuqisë së ligjit mbi kompensimin e ish-pronarëve, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka kompensuar në total vetëm 794 vendime nga 18734, duke u përkthyer në vetëm 4,5% të procedurave.

Të dhënat e konstatuara nga auditi i lartë i shtetit dëshmojnë se ritmet me të cilët ATP-ja ka ndërmarrë kompensimin e subjekteve ish-pronare, janë tepër të ngadalta.

Nga ana tjetër, ligji i vitit 2015 parashikon se pagesat dhe kompensimet duhet të përfundojnë brenda një afati 10-vjeçar, në 2026 duke u kthyer në një mision të pamundur për të shlyer ende 90 % të ish-pronarëve.

Gjithashtu, KLSH në zbatim të kontrollit të saj, ka nxjerrë në pah edhe raste të tjera shkeljesh.

Në 3 raste, nga Sektori i Kërkesave të Veçanta, subjekti, edhe pse paraqet kërkesë legjitime për shpërblim, ka kaluar në shqyrtim financiar dhe fizik, duke i kushtuar kështu buxhetit të shtetit një vlerë prej 60.388.502 lekësh.

Agjencia e Pronave ka kompensuar në 3 vendimet të ndryshme, persona që nuk kanë pasur lidhje me tokat. Punonjësit e ATP-së nuk kanë pranuar vetëm kërkesa e trashëgimtarëve të pronarit të parë, por edhe të njerëzve të tjerë jashtë rrethit familjar.

Në 5 raste të tjera, janë evidentuar shkelje në kompensim fizik të pronave, duke abuzuar me fondin e tokës nga ana e ATP-së, e cila ka duke shmangur kriterin gjeografik të pronës, 4 pasuri janë përzgjedhur jo pranë tokës së njohur për kompensim fizik, por në një qark tjetër, konkretisht në rrugën nacionale Tiranë-Pogradec.

Gjithashtu, është konstatuar se në 17 raste ATP ka punuar me dy standarde, ku për disa subjekte kompensimi është marrë në mënyrë të menjëhershme brenda disa muajve nga momenti i aplikimit, ndërkohë që të tjerë kanë qëndruar në pritje për mbi 2 vite.

Shkelje janë evidentuar edhe në mungesë dokumentacioni aprovimi dhe vazhdimin e procedurave nga ish-pronarët, të cilët janë kompensuar me mënyra jo sipas ligjit.

KLSH ka rekomanduar që ATP të marrë masa për shkeljet e evidentuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026