Propozimet e PS/Këshilli i Rregullores miraton masat e reja ndëshkuese për deputetët
12 Dhjetor 2023 |
13:57
Këshilli i Rregullores miratoi këtë të martë ndryshimet në rregulloren e kuvendit pas propozimeve të PS. Ndryshimet pritet të miratohen në seancën e së enjtes.
Sipas këtyre ndryshimeve, deputetët të cilët shkelin rregulloren e Kuvendit, do të përjashtohen 30 apo 60 ditë.
Kujtojmë se 7 deputetë të opozitës janë përjashtuar ditën e djeshme (11.12.2023) nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë me 10 ditë.
Përjashtimi i tyre erdhi me kërkesë të PS, lidhur me tensionet e shkaktuara gjatë ditëve të fundit në Kuvend.
Gjithashtu më herët komisariati i etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve: Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore