Protesta dhe vota e diasporës, Berisha zbulon planin e PD

5 Shkurt 2025 | 13:11

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi këtë të mërkurë një konferencë me gazetarët, ku u ndal dhe te protesta e opozitës më 8 shkurt, por dhe te ndryshimet ligjore që nevojiten për votën e diasporës.

Berisha i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në tubimin e opozitës këtë të shtunë dhe e cilësoi atë si “protestën e fitores drejt 11 majit”.

“Do të jetë një protestë e fitores.

Do të jetë fryma e fitores, protesta e fitores.

Nuk ka të ndalur tani opozita, nuk ndalet më gjer më 11 maj  ditën e fitores.

Quajeni si të duash, unë nuk kam term tjetër përveçse protesta e fitores”, tha Berisha

Duke u ndalur te vota e diasporës Berisha tha se PD nuk do të lejojë asnjë ndryshim nëse nuk pranohet amendamenti i tyre që emigrantët, të cilët nuk disponojnë dokumente biometrike shqiptare, të mund të votojnë.

“Negociatat janë, Partia Socialiste kërkon të përjashtojë të gjithë shqiptarët me të drejtë vote jashtë Shqipërie, që nuk disponojnë dokumente shqiptare dhe ky është një akt antidemokratik, antikushtetues.

Pasja apo jo e letërnjoftimit apo pasaportës shqiptare nuk ka asnjë implikim me qenien apo jo shtetas shqiptar.

Pra, mund të jesh shtetas shqiptar dhe të mos kesh pasaportë shqiptare, por të kesh dokumente të një, dy apo tre vendeve të tjera që lejojnë dyshtetësi.

Nuk e pranojnë socialistët.

Kështu që unë e deklaroj këtu, asnjë votim, asnjë ndryshim nuk bëjmë nëse nuk pranohet ky amendament i yni, që është krejtësisht pa asnjë lloj anësimi politik, por strikt për të respektuar të drejtën kushtetuese të shqiptarëve jashtë vendit.

Për ne, ky është kushti.

Vota e diasporës vihet në rrezik nëse përjashton dy të tretat e shqiptarëve jashtë vendit.

Ti e bën me këtë qëllim këtë, se këta e shohin që diaspora e urren PS-në. Shqiptarët e kanë turp të kujtojnë narkoshtetin që ka ndërtuar Edi Rama në Shqipëri.

Shqiptarët nuk ia falin të largojë 1 milion persona në 10 vite.

Këta menduan se do ishte ndryshe, por u del krejt tjetër. Ndaj dhe duan tani t’i kufizojnë”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti me dy viktima në Unazën e Madhe, DPSHTRR: Nuk kemi lëshuar leje drejtimi për dy egjiptianët

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Unazën e Madhe të Tiranës, ku humbën jetën dy shtetas egjiptianë dhe mbeti i...
08:56 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish-bashkëshorten

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku...
08:41 | 24/07/2026

E rëndë në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën. Shpallet në kërkim autori (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku 35-vjeçari, Refit Buzi ka vrarë ish-vjehrrin,...
08:25 | 24/07/2026