Berisha kërkon komision për Sky Ecc, sfidon Gjiknurin: Betohu që se ke përdorur

30 Janar 2025 | 15:44

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi këtë të enjte nga foltorja e Parlamentit ngritjen e një komisioni të së vërtetës për të hetuar përdorimin e telefonave të koduar Sky Ecc nga politikanët dhe funksionarët e lartë të shtetit

Sipas tij, ky komision duhet të përbëhet nga deputetë të të dyja krahëve, gazetarë dhe qytetarë.

Berisha theksoi se telefonat Sky Ecc janë përdorur nga një numër i madh politikanësh dhe individësh të tjerë me lidhje të ngushta me pushtetin.

“Në total,në botë ka pasur 60 mijë aplikantë të telefonave të koduar Sky Ecc, ndërsa 15 mijë prej tyre kanë qenë shqiptarë. Nga këta 15 mijë, 8 mijë kanë qenë brenda territorit të vendit, ndërsa 73 prej tyre janë përdorur nga persona brenda ndërtesës së Kryeministrisë”, tha Berisha.

Në një moment të fjalës së tij, Berisha iu drejtua deputetit të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, duke i kërkuar që të betohej se nuk ka pasur telefon Sky Ecc.

“Ti Damian ke pasur dhe ti , pa betohu që nuk ke pasur”, i tha Berisha deputetit të PS.

Kreu i PD-së shtoi se Partia Demokratike ka në dispozicion një sasi të madhe dokumentesh që mund të dëshmojnë përdorimin e telefonave të koduar nga anëtarët e qeverisë.

“Ju garantoj ju, se PD ato 1 milion faqe që kanë ardhur, në qoftë ju nuk pranoni Komisionin e të Vërtetës do t’i publikojë një e nga një. Do t’i publikojë një e nga një! Do të bëjmë ne të vërtetën para shqiptarëve. Prandaj dhe, mos kini frikë, urdhëroni të votojmë Komisionin e së Vërtetës, të nxjerrim. Të vendosim krijimin e Komisionit të së Vërtetës të përbërë nga deputetë të të dy krahëve, nga gazetarë, nga qytetarë, të bëjmë transparëncën.
Ua kemi borxh qytetarëve. Se është kollaj të marrësh pjesë në vrasje, është kollaj të burgosësh të tjerët”, tha Berisha.

Në përfundim, ai kërkoi nga deputetët që të votojnë për ngritjen e komisionit të së vërtetës, për të zbardhur këtë çështje dhe për të siguruar transparencë për publikun.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026