Vetëdeklarim për SKY ECC, Çuçi për nismën e PD: Të shqyrtohet më gjerë

17 Janar 2025 | 11:45

Nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi shprehu qëndrimin e mazhorancës lidhur me propozimin e opozitës që deputetët të vetëdeklarojnë nëse kanë qenë apo jo përdorues të aplikacionit “SKY ECC”.

Në mbledhjen e sotme të  Këshillit për Rregulloren, Çuçi tha se ky propozim duhet shqyrtuar në një grup më të gjerë pune dhe të mos bëhet retorikë apo populizëm për interesa politike të ditës.

“Doja të shprehja qëndrimin e grupit tone parlamentar, pavarësisht nga çfarë mendoj une se si ruhet integriteti i deputetit. Nga pikëpamja procedurale kete duhet ta shqyrtojme edhe ne nje grup pune sepse jane disa çeshtje procedurale qe duhen pare. A eshte kjo çeshtje Rregullores se Kuvendit apo jo? A duhet te merret Rregullorja vetem me nje aplikacion se jane disa te tilla? A e afekton kjo Kodin Penal apo jo? Pra, jane disa çështje qe duhen shqyrtuar. Le ta shqyrtoje nje grup profesionistesh kete çështje nese afekton apo jo Kodin Penal. Mund ta perfshijmë te formulari i vetedeklarimit perpara kandidimit apo mund te perfshijme ndoshta dhe kryetaret e bashkive apo njerezit e sistemit te drejtësisë. Unë personalisht nuk e mendoj keshtu, megjithatë le ta bashkojmë me ndryshimet e tjera të Rregullores dhe ta shohim me gjerë kete çeshtje. Menyren si e keni shkruar ketu propozimin nuk qendron nga ana kushtetuese. Nuk duhet te bejme nje ndryshim i cili cenohet shume kollaj neser del ne Gjykaten Kushtetuese. Nese duam vertet nje gje qe te adresoje çeshtjen e pastertise se figures se deputetit, duhet ta bejme tamam, jo per populizëm”, tha Çuçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026