Protesta e 6 dhjetorit, Meçe tregon synimin e Berishës dhe Ilir Metës
Analisti Arben Meçe, në një intervistë për Euronews Albania, tha se kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, po protestojnë për t’i treguar Evropës se nuk mund të ketë paqe nëse ata nuk ulen në tavolinë me liderët ndërkombëtar.
Meçe lëshoi deklaratën e fortë duke thënë se Meta është shpallur “non grata” de fakto, pasi sipas tij ai është përjashtuar nga të gjitha takimet ndërkombëtare evropiane.
Sipas analistit Berisha e Meta me anë të protestës duan të tregojnë se faktori i paqes në vendin tonë janë vetëm ata të dy .
“Sali Berisha dhe Ilir Meta protestojnë për të vetmen gjë, t’i tregojnë Evropës dhe partnerëve tanë ndërkombëtar se Shqipëria nuk mund të ketë kurrë paqe nëse këta dy njerëz “Non Grata” nuk do të ulen në tavolinë me Evropën. Nëpërmjet mitingut dhe protestës që s’kanë për ta bërë. Meta është përjashtuar nga të gjitha takimet ndërkombëtare evropiane. Kjo vërteton se ai de fakto është ‘Non Grata’.
Të gjitha vërtetojnë se ka përjashtim, natyrisht dhe koha do vërtetojë tjetër, natyrisht dhe këtë që them unë. Një gjë është e vërtetë, që kjo e ashtëquajtur protestë ka vetëm një synim, t’i bëjë presion Evropës që ashtu siç është bërë për 30 vjet nga Berisha që Ballkani nuk mund të ketë stabilitet pa Berishën dhe këtë kartë e ka luajtur për 30 vjet.
Berisha është një person që është një strukturë që financon për të prodhuar figurën e Berishës si një person pa të cilin nuk mund të ketë stabilitet në Shqipëri. Ata duan të tregojnë se faktori i paqes në Shqipëri, deçiziv për paqen në Shqipëri ka vetëm një emër aleanca Berisha- Meta”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Populli opozitar do të protestojë kundër padrejtësive”, Prençi: Ma thirr Çupin këtu
- Shfaqja e Eno Peçit që bën bashkë teatrin e baletit të Kosovës dhe Shqipërisë
- Shfaqja e Eno Peçit që bën bashkë teatrin e baletit të Kosovës dhe Shqipërisë
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta