Protesta e Berishës. Balla: Axhendë personale! Do humbasin më thellë në 14 maj
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar këtë të martë protestën e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.
Balla tha në fjalën e tij se sa herë që Shqipëria ka çështje të rëndësishme, Berisha është gjithmonë në protestë. Si çështje të rëndësishme ai iu referua pranimit të planit franko-gjerman nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai shtoi se protestat bëhen për qëllime të axhendës personale të Berishës dhe jo të axhendës së Shqipërisë.
“Sa herë që Shqipëria ka çështje të rëndësishme Sali Berisha është në protestë. Do doja që komunikimin me ju ta nisja me një çështje të rëndësishme. Desha të përshëndes Albin Kurtin për vendimin e rëndësishëm që ka marrrë për popullin e Kosovës në lidhje me planin franko-gjerman. Që nga 2 korriku i vitit 1990 e më pas, gjithmonë kur Kosova ka një çështje që ka nevojë për vëmendjen e Shqipërisë, Shqipëria duhet ta ketë vëmendjen te Kosova.
Për protestat e Sali Berishës, janë axhenda personale e një njeriu që nuk mund të imponohet mbi axhendën e Shqipërisë. 14 maji po vjen, më pak se 100 ditë na ndajnë nga zgjedhjet. Dhe ajo që mund t’iu them është se këta do të marrin një rezultat më të dobët nga zgjedhjet e fundit, pasi këta Shqipërinë e njohin nga konferencat për shtyp dhe shajnë punën e atyre që punojnë”, tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump