“Nuk është pyetur ku i gjeti paratë”- Avokati i Alda Klosit akuza prokurorisë

7 Shkurt 2023 | 13:41

Këtë të martë gjykata dha masën e sigurisë Arrest me burg për ish-zyrtaren Alda Klosi.

Gjatë një deklarate për media avokati Ilirjan Muho, përfaqësuesi ligjor i Alda Klosit, tha se pretendimet e organit të akuzës se deklarimet e Klosit mbi origjinën e parave nuk përputhen me deklarimet e vëllait të saj, nuk qëndrojnë.

Sipas tij Alda Klosi nuk është pyetur mbi origjinën e parave, por është pyetur vetëm mbi vlerën e parave të humbura.

Gjithashtu ai shtoi se lekët në banesën e Alda Klosit që iu vodhën nga pastruesja ishin të xhaxhait të saj, i cili ndodhej për kurim nga një sëmundje e rëndë në Amerikë.

“Në pyetjen që i ka bërë oficeri i policisë gjyqësore i është thënë se çfarë të ka humbur. Ajo ka thënë që i janë humbur 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë, që i ka pasur në kasafortë.

Nuk është pyetur se cili është burimi i këtyre parave, se kur i ke mundur t’i sigurosh dhe për çfarë nevojsh ke mundur t’i sigurosh. Për sa kohë nuk është pyetur nuk ka si të japë sqarime. Deklarimet i ka dhënë më pas vëllai, pasi është pyetur për të njëjtën çështje.

Këtu flitet për kontradiktë mes saj dhe vëllait, ndërkohë që Alda Klosi nuk ka folur për këtë gjë pasi nuk është pyetur. Klientja ime nuk është pyetur për këtë gjë lekët janë për xhaxhain pasi kishte nevojë për kurim në Amerikë”, tha avokati.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026