Protesta e opozitës, 52 të shoqëruar në polici! 17 të arrestuar dhe 35 nën hetim

21 Shkurt 2026 | 08:57

52 persona janë shoqëruar në polici pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së opozitës e cila është mbajtur të premten para Kryeministrisë. Mësohet se 17 prej tyre janë arrestuar. 35 të tjerë janë lënë të lirë ndërsa janë nën hetim.

Euronews Albania mbrëmjen e së premtes ka ndarë pamje nga Komisariati i Policisë Nr. 1 ku të pranishëm ishin deputetë të PD-së të cilët theksuan se janë shoqëruar mbi 30 protestues.

Të shoqëruarit dyshohet se kanë sulmuar me fishekzjarre dhe molotov efektivët dhe godinat e institucioneve. Sipas pretendimeve nga Partia Demokratike, 1 prej protestuesve që ndodhet në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është dhunuar nga efektivë të policisë dhe është refuzuar të dërgohej në spital për ndihmë mjekësore.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se pas protestës po ashtu janë shoqëruar tre të mitur dhe një person me aftësi të kufizuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026

Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse,...
07:14 | 22/07/2026