Protesta e opozitës për TikTok-un, Noka: Rama ka panik nga fjala e lirë

15 Mars 2025 | 19:29

Duke folur për mediat në protestën e sotme kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok, Flamur Noka u shpreh se kryeministri Edi Rama ka panik nga fjala e lirë.

Noka theksoi se kryeministri Edi Rama është duke përdorur metodat e censurës për të frenuar rrjetet sociale duke përfshirë dhe TikTok-un.

Edi Rama ka panik nga fjala e lirë. Ka ngritur një komision censure për të eliminuar fjalën e lirë, për të censuruar çdo rrjet social, portal apo media. Sigurisht, TikToku është një nga rrjetet sociale më të pakontrolluara dhe aty është një platformë ku i çirret maska Edi Ramës dhe regjimit. Duke qenë se dështoi me komisionin e censurës tani po përpiqet të bëjë censurën e TikTok-ut. Por çdo përpjekje që do të bëjë, do të ngelet në histori si armiku i fjalës së lirë dhe armiku i shqiptarëve në tërësi.”

Në të njëjtën linjë, Gazment Bardhi i Partisë Demokratike shprehu mendimin se Rama po përpiqet të mbyllë çdo mundësi të lirisë dhe hapësirës për shprehje të pavarur. Ai theksoi se ky veprim nuk është vetëm një sulm ndaj mundësive të qytetarëve për të shprehur mendimet e tyre, por dhe një tentativë për të kontrolluar më shumë jetën publike dhe lirinë e informacionit.

“Rama po përpiqet të bëjë gjithçka për të mbyllur sa më shumë hapësira lirie, duke shkelur të drejtat themelore të individëve për të komunikuar dhe shpërndarë informacion”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026