Protesta e opozitës, policia publikon planin e masave, rrugët që do të bllokohen

8 Shkurt 2025 | 08:46

Përfaqësues të Partisë Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi protestues sot, nga ora 17:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë.

Policia e Shtetit ka publikuar një deklaratë zyrtare, ku tregon planin e masave për mbarëvajtjen e kësaj proteste dhe akset rrugore që do të jenë të bllokuara gjatë orarit për të cilin opozita ka marrë lejen për të protestuar.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Për të siguruar zhvillimin e mbarë të këtij tubimi, Policia njofton qytetarët për disa kufizime dhe bllokime të lëvizjes në akse të caktuara rrugore, si më poshtë:

1. Bllokim i parkimeve:
Nga ora 10:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në këto zona:

  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
  • Sheshi “Nënë Tereza”
  • Rruga “Ismail Qemali”
  • Kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me Rrugën “Ibrahim Rugova”
  • Rruga “Papa Gjon Pali II”
  • Bulevardi “Zhan D’Ark”
  • Bulevardi “Bajram Curri”

2. Bllokimi i lëvizjes së automjeteve:
Nga ora 14:00 dhe deri në përfundim të tubimit, do të ndodhin bllokime në këto akse rrugore:

  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”
  • Rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”

3. Kufizime të mundshme:
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të lëvizjes në akse të tjera rrugore.

Masat për devijim të qarkullimit:
Për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto zona, Policia ka marrë masa për të devijuar qarkullimin në rrugë alternative.

Apeli i Policisë:
Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset e bllokuara dhe të përdorin rrugë alternative për të lehtësuar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Kujtojmë që të premten, në një konferencë me gazetarët, kreu i PD-së Sali Berisha nuk bëri me dije skenarin e protestës por tha se ajo do të jetë një demonstrim i fuqishëm në shesh.

“Kjo nuk është protesta e parë. Kam qenë edhe në të tjera, por kjo është e veçantë. Kjo është një protestë tjetër, është një protestë në shesh. Ato ishin protesta me veprime. Skenari? Nuk duhet që armiku të dijë të gjitha taktikat tona”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Provimi i fundit i Maturës Shtetërore, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje

Maturantët po zhvillojnë këtë të martë provimin e fundit të Maturës Shtetërore, atë të lëndës me zgjedhje. Qindra nxënës i janë drejtuar qendrave të testimit...
09:17 | 23/06/2026

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe

Policia e Shtetit ka vijuar këtë të martë me një sërë lëvizjesh dhe emërimesh në nivelet drejtuese, pas përfundimit të konkurrimeve për drejtues qarqesh dhe...
09:14 | 23/06/2026

Vazhdon konflikti në Aeroportin e Vlorës, bllokohet hyrja për grupet e punës

Tensionet në kantierin e Aeroportit të Vlorës kanë vijuar edhe këtë të martë, duke sjellë bllokimin e hyrjes për grupet e punës dhe nënkontraktorët e...
08:24 | 23/06/2026