Protesta e pazakontë e Lëvizjes Bashkë, u hedhin para deputetëve që hyjnë në Kuvend
Aktivistët e Lëvizjes Bashkë, zhvilluan këtë të enjte një protestë pranë Kuvendit të Republikës, ku kundërshtuan rritjen e pagave të deputetëve.
Aktivistët ishin vendosur në hyrjen e parlamentit dhe u hodhën në mënyrë simbolike para të fotokopjuara deputetëve të cilët futeshin për në seancë.
Protestuesit u shprehën se parlamenti shqiptar është kthyer në një ambient luksi dhe se deputetët nuk e meritojnë dyfishimin e pagës, në një vend ku pensioni minimal është 80 mijë lekë të vjetra.
“MOS U NGOPSHI! Kjo ishte parulla me të cilën aktivistët e Lëvizjes Bashkëpritën deputetët në hyrje të sallës së seancave të Kuvendit të Shqipërisë.
Vendimi i dyfishimit të pagave të deputetëve dhe pushtetarëve të lartë është i padrejtë dhe i pamerituar. Në kushtet ku në Shqipëri pensioni minimal mbetet 8000 lekë, pensioni mesatar 15.000 lekë, nuk ka minimum jetik dhe pagat janë nga më të ultat në Evropë, vendimi për rritjen galopante të pagave të pushtetarëve është edhe i neveritshëm.
Lëvizja Bashkë do t’i vazhdojë aksionet dhe protestat kundër padrejtësive shoqërore, duke u fokusuar veçanërisht te projektligji i minimumit jetik dhe nevoja e rritjes së pagave dhe pensioneve”, reagoi përmes një postimi në facebook Lëvizja Bashkë.
LEXONI GJITHASHTU:
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës


