“Mos u ngopshi”- Lëvizja Bashkë protestë kundër rritjes së pagave të deputetëve
Aktivistët e Lëvizjes Bashkë mbajtën këtë të enjte një protestë në ambientet e jashtme të parlamentit, ku kundërshtuan rritjen e pagës së deputetëve dhe kërkuan miratimin e minimumit jetik.
Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri, sulmoi në fjalën e tij deputetët e parlamentit, të cilët i cilësoi si njerëz të pa shkolluar që nuk e meritojnë pagën që marrin.
Qori nënvizoi se në një vend ku pensioni minimal është 80 mijë lekë të vjetra, deputetët nuk e meritojnë kurrësesi një pagë prej 3 milionë e 100 mijë lekë të vjetra.
“Në vendet demokratike deputetët studiojnë shumë, më besoni. Janë në komisione parlamentare, studiojnë ligjet e vendeve të tjera, lexojnë libra ose ligje të ngjashme dhe punojnë me stafe ekspertësh e po ashtu takojnë zgjedhësit e tyre. Në Shqipëri deputeti përveçëse është injorat është edhe bjerraditës, nuk bën asgjë nga mëngjesi deri në darkë. Thjesht dy muaj para zgjedhjeve ingranohet në atë lagjen e vetë, edhe fillon ku me premtime, ku me kërcënime, ku me blerje vote, ku me shitje vende pune të sigurojë vota. Këta njerëz pa asnjë vlerë do t’i dyfishojnë pagën vetes dhe do t’ia bëjnë 3 milionë e 100 mijë lekë të vjetra. Në një vend ku pensioni minimal është 80 milionë lekë të vjetra. Unë bëra një llogaritje dhe më doli se rroga e deputetit do të jetë sa 39 pensione minimale, ky është një skandal”, tha Qori.
Teksa kryetari i Lëvizjes Bashkë mbante fjalimin e tij në sfond dukeshin aktivistët të cilët mbanin një banderolë ku shkruhej “Mos u ngopshi”.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren