Bardhi-Ramës në parlament: Na shpjego rezultatin e Tom Doshit në zgjedhje

25 Maj 2023 | 11:59

Kreu i zgjedhur i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e 14 majit.

Në fjalën e tij në Kuvend, ai i kërkoi të shpjegonte se si mori Tom Doshi, një rezultat të tillë në Shkodër, ndërsa shtoi se ky i fundit është i shpallur ‘non grata’.

“Shpjegove rezultatin historik të PS, por nuk na  shpjegove pak rezultatin e aletatit tënd Tom Doshi. Konkluzioni më domethënë i zgjedhjeve të 14 majit ishte ai i aleatit të Edi Ramës, Tom Doshi. Ai është thelbi i pushteti të Ramës. Një këmbë të pushtetit në Durrës ia ka garantuar Dako, një këmbë në Shkodër ia ka garantuar Doshi ‘non ngrata’ për të cilin nuk flet, po vjen këtu dhe në vend që të japë llogari për masakrën që bëri më 14 maj  po merret me opozitën. Duhet të vinte këtu”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026