Rama sfidon opozitën: Hajde ti lëmë deputetët me pagë minimale
Kryeministri Rama tha në seancën e sotme plenare se rritja e pagave bëhet në bazë të një piramide pagash dhe jo sipas qejfit.
Ai tha se një mësues nuk mund ta ketë kurrë një pagë më të lartë se Presidenti sikurse nuk duhet që një gjykatës të kishte një pagë më të lartë se Ministri i Drejtësisë.
Ndër të tjera ai tha se ajo që dëgjoi prej deputetëve të opozitës, duke iu referuar deklaratës së Dashnor Sulës, ishte një hipokrizi për të vënë duart në kokë, ndërkohë që sfidoi opozitën që të vendosin paga minimale për deputetët, pa qenë nevoja që të çojnë rritjen e pagave në shoqata apo jetimore
“Pagat e deputetëve dhe ministrave, është nga një anë shumë hipokrizi e madhe ajo që dëgjova më parë. Hipokrizi për të vënë duart në kokë. Nivelet e pagave nuk përcaktohen sipas qejfit, ka një piramidë pagash. Këto po ua them si njeri që i ka mësuar. Nuk mund të bësh një piramidë pagash dhe të vësh pagën e Presidentit të Republikës nën pagën e një mësuesi, pavarësisht se puna e këtij të fundit mund të jetë m ëme stres se puna e presidentit.
Ne e kemi bërë një lajthitje, e kemi bërë me vetëdije dhe e kemi tepruar me lajthitjen tonë në sistemin e drejtësisë. Por ajo është bërë e nuk zhbëhet. Është lajthitje se nuk mund të kemi prokurorë që paguhen më shumë se Presidenti, nuk mund të kemi gjykatës që paguhet më shumë se Ministri i Drejtësisë, mund ta ketë punën më me strese por nuk mund ta ketë pagën më të lartë.
Doni të bëni këtë qarjen e halleve? Vendosim pagën minimale për deputetët Nëse doni t’i shkojmë deri në fund logjikës që të gjithë janë në punë e halle më të mëdha se punët dhe hallet tuaja, atëherë ç’stres më të madh keni ju se ata që punojnë në fasone? Nuk i hyhet këtij monopati për të marrë shqiptarët nëpër këmbë. Nuk mund t’i merrni shqiptarët për budallenjë se vjen një ditë siç erdhi në Shkodër edhe firojnë ata”,-tha kryeministri Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë