English

Rama: 14 maji përgjigje spektakolare për shqiptarët, pagat rriten dhe tek privati

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i qeverisë Edi Rama ka marrë fjalën në Kuvend, ku tha se përveç rritjes së pagave në sektorin publik, rritje të pagave do të ketë dhe në sektorin privat.

- Advertisement -

Gjithashtu ai foli për zgjedhjet e 14 majit, ku theksoi se me fitoren e PS, shqiptarët morën një përgjigje spektakolare, ndërsa ‘sulmoi’ dhe  opozitën.

“Merrni shikoni shifrat vetëm të aeroportit të Rinasit, se çfarë ndodh në aeroportin e Rinasit për të kuptuar se çfarë Shqipërie është kjo sot, në krahasim me Shqipërinë dje. Dhe të gjithë ata që vijnë në aeroportin e Rinasit janë konsumatorë, nuk vijnë me bukë me vete. Janë konsumatorë, janë eksporti  më i madh i Shqipërisë dhe turizmi është eksport.

Dhe në këtë Shqipëri është koha që pagat të zënë vendin që njerëzit meritojnë në këtë fazë. Nuk jemi të kënaqur, nuk mbaron këtu,  por këtu ndalojmë një moment për të vlerësuar faktin. Dëgjoj që pagat në sektorin privat nuk i rrit shteti. Kjo është e vërtetë, por ama janë dy gjëra që ne kemi bërë dhe është një gjë që po ndodh. Gjëja që ne kemi bërë duke shtyrë pagën minimale sigurisht që është një faktor i pamohueshëm dhe gjëja që ne po bëjmë duke rritur pagat në sektorin publik patjetër që është një faktor i pamohueshëm. Dhe të dy këta faktorë bëjnë që pagat në sektorin privat të jenë në rritje të përditshme, por që t’i shohësh duhet t’i kërkosh. Dhe që t’i kërkosh duhet të duash t’i kërkosh dhe nuk mund të duash ti kërkosh në qoftë se kërkon që t’i besh shqiptarët të shohin diçka që ti do ta shohin siç e sheh ti.

Nuk ka pasur përgjigje më spektakolare nga shqiptarët sesa ajo e 14 majit, për të gjithë! Për të gjithë! Spektakolare!

Por mbi të gjitha, që te jemi shumë të qartë, më shumë sesa fitorja jonë, ajo është disfata absolute e politikës që bartet

nga gjithë ju që vini këtu dhe këndoni dokrrat tuaja. Ajo është më absolutja. Po e morët vesh, merreni. Po se morët vesh, faleminderit shumë se herën tjetër do jetë edhe më keq për ju, jo për Shqipërinë, jo për shqiptarët.

Tani përsa i përket hyrjes për pagat një pas një. Nuk diskutohet që ne jemi në kushtet sot kur duhet të kuptojmë dhe duhet ta kuptojnë të gjithë jo vetëm qeveria se Europa ka filluar një luftë. Një luftë, e cila do të behet çdo ditë më e pamëshirshme që të kujton atë shprehjen “ peshku i madh do hajë të voglin me çdo çmim dhe robi do jetë ujk për robin”. Shtetet do jenë ujq për shtetet sepse demografia e Europës është në kushtet që po i afrohet një tragjedie të kontinentit”- tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×