Protesta e punonjësve të pastrimit, reagon kryetarja e Bashkisë Vlorë

4 Shkurt 2026 | 12:17

Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, është takuar këtë të mërkurë me punonjësit e sektorit të pastrimit, pas ankesave dhe protestave të njëpasnjëshme për kushtet e punës, vonesat në paga dhe mosdhënien e antidotës.

Takimi u zhvillua në ambientet e ndërmarrjes së pastrimit, ku punonjësit paraqitën shqetësimet e tyre dhe kërkuan zgjidhje konkrete. Pas bisedës me ta, Mersini u shpreh për mediat se bashkia është e angazhuar për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë për problematikat e ngritura, duke theksuar se do të ketë verifikime për situatën e pagesave dhe kushteve të punës në këtë sektor.

“Punëtorët ditën e djeshme kanë pasur një ankesë në zyrën e pagave, sepse nuk ka kaluar një fond i quajtur “Fondi i kompensimit”, që ata e marrin në vlerë monetare për disa zëra. Ekonomistja e pagave u dha shpjegim punonjësve, duke thënë se ditën e djeshme Thesari ka pasur probleme me sistemin me sistemin e afmësisë dhe ka qenë pengesë e pagesës drejt bankës. Sot sistemi ka kaluar, sipas informacioneve nga Zyra e Thesarit, dhe punonjësit brenda orës 1 do të jenë në bankë për të tërhequr lekët”, u shpreh kryetarja e Bashkisë.

Sakaq, ajo theksoi se prioritet mbetet respektimi i të drejtave të punonjësve dhe garantimi i një shërbimi dinjitoz për qytetin, ndërsa u premtoi protestuesve se shqetësimet e tyre nuk do të mbeten pa përgjigje nga ana e Bashkia e Vlorës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026