Policia largon me forcë protestuesit para Kryeministrisë
Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit që vazhdojnë të qëndrojnë para kryeministrisë.
Protestuesit kishin paralajmëruar se do të qëndronin aty deri në 24 orë.
Duke formuar kordon me njëri-tjetrin, policia me forcë i ka kaluar të pranishmit, ndërsa protestuesit thirrnin poshtë diktatura.
Protestuesit e kundërshtuan këtë veprim me pretendimin se po u mohet një e drejtë.
Policia nga ana e saj, e justifikoi ndërhyrjen duke thënë se leja për protestë ishte deri në orën 17:00.
Pas konfrontimit me policinë, grupi i protestuesve është zhvendosur pranë Kryesisë së Kuvendit dhe forcat e rendit nuk po i lejojnë që të bllokojnë bulevardin.
Këtë të shtunë u mbajt protesta e tetë e qytetarëve shqiptarë kundër rritjes së çmimeve.
Sot është lajmëruar qëndrimi 24 orë në protestë, ndërsa qytetarët e pranishëm dëshmuan për Euronews Albania se do të shohin ecurinë dhe nga kjo do të varet rezistenca.
Përveç pankartave, një pjesë e qytetarëve u panë me flamurin e Ukrainës në dorë. Sipas tyre kjo ishte një përgjigje ndaj “arrogancës së kryeministrit”. Ata thanë se sensibilizimi me luftën që po zhvillohet atje, nuk do të thotë që mos të ngrihen për të drejtat e tyre.
Protesta nisi nga sheshi “Skënderbej” ku qytetarët u mblodhën për të marshuar më pas drejt kryeministrisë dhe për të bërë aty gjithë thirrjet e tyre.
Para nisjes së protestës, policia ka marrë masa. Ajo është vendosur në zona të ndryshme për të monitoruar dhe mbajtur në kontroll situatën. Deri tani nuk ka pasur incidente në protesta, përveç disa të shoqëruarve.
Ndërkohë kryeministri Rama, ka ironizuar vazhdimisht këto protesta, që sipas tij janë prej disa njerëzve që duan të bëjnë rrëmujë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu