Protesta masive në Izrael pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes
Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Izraelit, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant.
Shkarkimi i tij ka ndodhur pasi Gallant ka folur hapur kundër planeve kontroverse të Qeverisë për të ndryshuar sistemin gjyqësor.
Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topi uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut.
Në mëngjesin e së hënës, presidenti izraelit, Isaac Herzog, i ka bërë thirrje Qeverisë që të ndalë reformat.
“Për hir të unitetit të popullit të Izraelit, për hir të përgjegjësisë, u bëj thirrje që të ndalni menjëherë procesin legjislativ”, ka thënë ai në Twitter, duke shtuar se “sytë e të gjithë izraelitëve janë te ju”.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë thellësisht të shqetësuara për këto zhvillime dhe kanë bërë thirrje për kompromis.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid