Protesta masive në Koaçan pas tragjedisë së rëndë: Sulmohen me gurë lokalet

17 Mars 2025 | 15:13

Tragjedia e rëndë në qytetin e Koçanit, ku 59 persona humbën jetën dhe mbi 150 të tjerë u plagosën si pasojë e një zjarri masiv në klubin e natës “Pulse”, ka shkaktuar zemërim të madh në opinionin publik maqedonas. Qytetarët e Koçanit zhvilluan këtë të hënë një protestë masive, duke kërkuar dënimin e personave përgjegjës.

Qytetarët shprehën pakënaqësinë ndaj autoriteteve shtetërore për lejimin e funksionimit të një lokali nate që nuk plotësonte kushtet e sigurisë.

Mijëra protestues, kryesisht të rinj, u mblodhën në rrugët e qytetit duke shprehur revoltën e tyre ndaj institucioneve përgjegjëse. Demonstruesit sulmuan me gurë disa lokale nate dhe klube të tjera në qytet.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli 7 ditë zie kombëtare për të nderuar viktimat e tragjedisë. Gjithashtu, ajo urdhëroi Inspektoratin Shtetëror të Tregut të kryejë kontrolle të jashtëzakonshme në të gjitha objektet e hotelerisë, duke përfshirë klubet e natës dhe diskotekat, për të verifikuar nëse ato plotësojnë kushtet e sigurisë.

Sipas hetimeve fillestare, zjarri u shkaktua nga spërkatës të përdorur për efekte vizuale skenike, të cilët ndezën çatinë e përbërë nga druri. Më vonë u konfirmua se klubi “Pulse” funksiononte me një licencë të falsifikuar dhe se nuk kishte sisteme të duhura të sigurisë kundër zjarrit.

Pronari i klubit, i cili tentoi të largohej nga vendi, u arrestua së bashku me 19 persona të tjerë, përfshirë ish-zyrtarë shtetërorë që dyshohet se kanë lejuar funksionimin e paligjshëm të lokalit.

Kryeministri Hristijan Mickoski ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes, duke e cilësuar atë si një “vrasje masive” të shkaktuar nga korrupsioni dhe neglizhenca institucionale. “Këtu nuk ka politikë, të gjithë do të përgjigjen. Nëse dikush mendon se mund të shpëtojë duke luajtur kartën etnike, e ka gabim. Nuk do të ketë mëshirë për përgjegjësit,” deklaroi ai.

Ngjarja e rëndë në Koçan ka tronditur mbarë opinionin publik dhe ka nxitur reagime të shumta mbi gjendjen e sigurisë në vend. Ndërkohë, familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar të gjithë përgjegjësit e kësaj tragjedie.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës për dhunë në familje

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Gardës së Republikës, të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Sipas njoftimit zyrtar,...
13:16 | 30/06/2026

Zbulimi i laboratorit të kokainës në Frakull, GJKKO dënon me 14 vite burg kimistin nga Kolumbia

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka dënuar këtë të martë me 14 vite burg shtetasin kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, i...
13:06 | 30/06/2026

Qëllohet sërish me vezë makina e një prej deputetëve (VIDEO)

Vijojnë të mbeten të larta tensionet përpara Parlamentit, ku po mbahet seanca plenare e radhës. Ndërkohë që brenda sallës deputetët po vijojnë debatet dhe diskutimet...
12:47 | 30/06/2026