Protesta në Mal të Zi, kundërshtohet ligji që kufizon kompetencat e kreut të shtetit
Policia malazeze u përplas me protestuesit që u mblodhën në Podgoricë pasi qeveria miratoi një ligj të diskutueshëm që kufizon kompetencat e presidentit.
Parlamenti po ashtu dështoi në emërimin e gjyqtarëve në gjykatën kushtetuese duke e lënë vendin pa një gjykatë të tillë.
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, të cilët e përshkruajnë veten patriotë dhe mbështesin e partinë e Presidentit Milo Gjukanoviç dhe aleatëve e saj.
Protestuesit, të cilët thonë se ligji i ri është antikushtetues dhe përbën një grusht shteti, brohoritën “Tradhti’. Mes tyre kishte edhe thirrje kundër nismë se Ballkanit të hapur.
Gjatë protestës u sulmua me gurë godina e Parlamentit. Një pjesë e protestuesve tentuan të hyj në godinë dhe thyen xhamat e objektit.
Shteti Ballkanik mbetet në ngërç politik prej muajsh, që kur qeveria e kryeministrit Dritan Abazoviç nuk arriti t’i mbijetojë një mocioni mosbesimi në parlament.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë