Protesta ‘në zemër’ të Brukselit, fermerët kërkojnë ndryshimin e marrëveshjeve të BE
Zemërimi i fermerëve u dëgjua sërish pranë institucioneve evropiane. Këtë herë më pak njerëz dhe më pak traktorë u mblodhën rreth godinës ku po takoheshin ministrat e Agrikulturës.
Ata protestuan kundër akordeve për tregtinë e lirë, rregullave të reja për ambientin, barrën administrative të lidhur me subvencionet, por jo vetëm.
“Protestojmë kundër rregullave të çmendura evropiane dhe ndërhyrjes në natyrë. Ne jemi njësh me natyrën dhe jo kundër saj. Mediat na portretizojnë sikur jemi kundër, por kjo nuk është e vërtetë”, tha një fermer.
Por këtë herë është ndryshe. Gjatë protestave të shkurtit, fermerët u takuan si me presidenten e Komisionit Evropian, ashtu dhe me ministrat e Agrikulturës.
Komisioni pranoi disa nga kërkesat e tyre dhe zbuti disa nga rregullat mjedisore, si heqjen e detyrimit për të shtyrë korrjet dhe reduktimin e burokracive. Por për fermerët, këto janë të pamjaftueshme.
“Protesta është e nevojshme pasi kemi shumë njoftime, por konkretisht kemi pak zgjidhje. Ka njoftime për çështje të caktuara, por jo për ato më të rëndësishmet, si të ardhurat dhe marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Olivia Leruth, Federata e Agrikulturës.
Nga rregullat e reja dhe më fleksibël përfitojnë fermerët e vegjël. Ata me më pak se 10 hektarë nuk do të jenë subjekt i kontrolleve dhe penaliteteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë