Protestë në ditën e samitit? Berisha: Europës t’i tregojmë të vërtetat e regjimit
Më 16 tetor kur në Tiranë do të organizohet Samiti i Berlinit me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor, pritet që opozita të organizojë një protestë. Kjo ishte ajo çka la të nënkuptohet Sali Berisha në mbledhjen e kryesisë këtë të hënë në selinë blu.
“Kemi të bëjmë me një regjim, i cili për konjukturat gjeopolitike të kohës, pret me 16 tetor, Samitin e Berlinit. Ne e mirëpresim samitin, pa diskutim, por ne do bëjmë gjithçka për të paraqitur para audiencës së nderuar evropiane, të vërtetat e Edi Ramës dhe regjimit të tij”, deklaroi Berisha.
Berisha kërkoi që njëkohësisht me analizën për zgjedhjet e 14 majit, brenda partisë të nisë edhe një debat që sipas tij veçse do e forcojë partinë.
“Por ky debat i yni dhe kjo analiza e jona, duhet të ketë qëllim më madhor, motivimin e mbështetësve, anëtarëve, simpatizantëve tanë për fillimin sa më parë të një beteje të qëndrueshme, të një lëvizje të fuqishme popullore, që duhet të ketë synimin më madhor, largimin e Edi Ramës nga pushteti”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Me Ramën s’ka zgjedhje”, Berisha: Vetëm protesta të fuqishme
- Gazetari: Pse Gazment Bardhi mori në mbrojtje familjen Berisha
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë