Protestë për abonenë, qytetarët: Heqja për 3 muaj kosto për ne, po ecim në këmbë
Qytetarët e Tiranës thonë se heqja e abonesë së përgjithshme për një periudhë tre mujore po u rrit kostot e përditshme.
“Në asnjë vend të botës nuk paguhet për çdo linjë autobusi çmim më vete, është komplet absurde, për më tepër që kur u rrit çmimi i biletës nuk u përmirësua asnjë kusht për transportin publik”, tha një prej protestuesve.
“Punoj dhe studioj njëkohësisht dhe kështu më duhet të paguaj autobusin si kur shkoj në punë ashtu edhe kur shkoj në universitet. Duhet të rikthehet aboneja sa më parë”, shprehet një tjetër protestues.
Përgjatë një jave Organizata Politike ka mbledhur mbi 11 mijë firma nga qytetarët për anulimin e vendimit të Bashkisë për heqjen e abonesë.
“Mbi 11 mijë firma janë dorëzuar në Bashkinë e Tiranës para pak ditësh për kthimin e abonesë së përgjithshme dhe përmirësimin e transportit publik, por kryetari i bashkisë dhe Këshilli Bashkiak vazhdojnë të heshtin”, tha një aktiviste.
Më herët Bashkia e Tiranës ka sqaruar se qëllimi i këtij vendimi lidhet me kryerjen e verifikimeve dhe matjeve për riorganizimin dhe ristrukturimin e shërbimit të transportit.
Drejtori i Transportit Publik të Tiranës në nisje të këtij muaji gjatë një interviste për Euronews Albania siguroi se nuk do të ketë ndryshim të çmimit të biletave. Aktualisht në qarkullim janë vetëm abonetë për linjat e veçanta të autobusëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta