Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh
Protestuesit kanë dalë të dielën nëpër rrugët e Izraelit me thirrjet për dhënie fund të luftës në Gazë dhe arritje të marrëveshjes për lirim pengjesh, që po mbahen nga militantët e Hamasit – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – teksa ushtria izraelite përgatitet për ofensivë të re.
Protestat janë organizuar rreth një javë pasi kabineti i sigurisë së Izraelit i ka miratuar planet për kapjen e qytetit të Gazës në Rripin e Gazës, pas 22 muajve luftë që ka përkeqësuar rëndë situatën në territorin palestinez.
Lufta është nxitur nga militantët e Hamasit, të cilët kanë kryer sulm në Izrael në tetor të vitit 2023, dhe i kanë marrë rreth 250 pengje.
Besohet se 49 pengje vazhdojnë të jenë në Gazë, përfshirë 27 që janë të vdekur, sipas ushtrisë izraelite.
Organizatorët e protestave dhe përfaqësuesit e familjeve të pengjeve kanë bërë thirrje për grevë të përgjithshme të dielën – ditën e parë të javës në Izrael.
Në Jerusalem dhe Tel Aviv, shumë biznese janë mbyllur. Egjipti ka thënë ditëve të fundit se ndërmjetësuesit janë duke negociuar një armëpushim 60-ditor që përfshin lirimin e pengjeve, pasi rundi i kaluar i bisedimeve në Katar ka përfunduar pa ndonjë rezultat.
Disa pjesëtarë të Qeverisë që kundërshtojnë çdo marrëveshje me Hamasin, i kanë kritikuar protestat e së dielës. Ministri i Financave, Bezalel Smotrich, e ka përshkruar protestën e si “fushatë të dëmshme që shkon në të mirë të Hamasit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit