Protestuesit pro-palestinezë përleshen me policinë para ndeshjes Itali-Izrael
Ndeshja kualifikuese e Italisë kundër Izraelit për Kupën e Botës të martën në mbrëmje, u shoqërua nga një marshim i madh pro-palestinez në qytetin verior italian të Udines, e cila nisi qetë dhe paqësore, por përfundoi në përleshje midis disa protestuesve dhe policisë.
Sipas raportimeve, autoritetet e futbollit dhe të sigurisë e kishin vendosur ndeshjen në kategorinë e rrezikut më të lartë për shkak të protestave të planifikuara.
Ndërkohë, Italia fitoi kundër Izraelit me rezultatin 3:0.
Në fund të marshimit, rreth 50 persona, me fytyrat e mbuluara, filluan të përlesheshin me policinë, e cila përdori uji dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.
Protestuesit thuhet se po përpiqeshin të kalonin kordonet e policisë për t’u drejtuar drejt stadiumit, i cili ndodhet në periferi të Udines. Protestuesit hodhën barriera metalike dhe objekte të tjera drejt policisë, qëlluan me fishekzjarrë dhe u vunë flakën kazanëve të plehrave.
Sakaq, dy gazetarë u plagosën në përleshje, ndërsa disa oficerë policie u lënduan gjithashtu, sipas raportimeve të mediave italiane.
LEXONI GJITHASHTU:
Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër