Prova të reja për Pjerin Xhuvanin, kërkohet arrestimi i efektivëve të ‘Shqiponjave’

21 Shkurt 2023 | 14:44

Prokuroria ka zbuluar prova të reja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur 2 vite më parë në qytetin e Elbasanit, gjatë fushatës elektorale.

Duke u bazuar mbi gjetjet e reja organi i akuzës ka kërkuar të caktohet masa arrestit në shtëpie për 6 efektivët e forcave ‘Shqiponja’, Dedion Durakun, Pëllumb Biçakun, Erion Ballën, Erion Meçjen, Donald Dedjen dhe Besmir Kadiun.

Në përfundim të seancës së sotme avokatja e familjes Xhuvani tha për median  se prokuroria arriti të zbulojë se policët ishin në dijeni për furgonët e strukturave mbrojtëse të PD-së dhe se Arbër Paplekaj ka qënë i armatosur.

Kanë qenë këto dy detaje të reja që kanë nxitur prokurorinë të bëjë kërkesën e re për 6 efektivët, gjë që pritet të shqyrtohet më 24 shkurt, ku do të jetë dhe seanca e radhës .

Kujtojmë se gjatë  seancës së kaluar policët pranuan se thjesht kanë kryer transportin e mjeteve nga Tirana drejt Elbasanit dhe se nuk kishin dijeni mbi ngjarjen.

Eksponenti i Partisë Socialiste Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi. Në ngjarjen e 21 prillit 2021, mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë, mes tyre dhe një efektive policie.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026