Provimet e maturës, publikohen rezultatet në gjuhën e huaj
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar këtë të enjte rezultatet e provimit të maturës shtetërore për gjuhën e huaj.
Lajmi u bë publik nga vetë ministrja Evis Kushi, e cila në faqen zyrtare në “Facebook” ka ndarë adresën elektronike në të cilën maturantët mund të kontrollojnë notën që kanë marrë.
Ajo thotë se një pjesë e mirë e maturantëve janë vlerësuar me notë maksimale.
“Jam optimiste për rezultatet e maturantëve tanë në provimin e parë të Maturës Shtetërore, gjuhë e huaj, ku një pjesë e mirë kanë shkëlqyer me rezultatet e tyre maksimale. Urimet më të mira të gjithëve”, shkruan ministrja.
Maturantët testuan njohuritë e tyre në gjuhën e huaj në datën 3 qershor. Në rang kombëtar, sipas të dhënave të ministrisë janë gjithsej 34 mijë maturantë.
Procesi i provimeve nuk kaloi pa kontestime nga ana e maturantëve, sidomos në lëndën e matematikës.
Maturantët theksuan se pyetjet e provimit ishin të vështira dhe jashtë programit që kanë zhvilluar në shkollë. Ata kërkuan ulje të pragut të pikëve ose ripërsëritje të provimit, ndërsa pas protestës pati një reagim nga Ministria e Arsimit.
Sipas ministres Evis Kushi, është duke u vlerësuar niveli i vështirësisë së provimit dhe nëse tejkalon\het niveli i parashikuar atëherë do të rishikohet shpërndarja e pikëve në test.
Për të verifikuar vlerësimin tuaj klikoni këtu.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta