Prurje intensive e Vjosës në urën e Mifolit, niveli ujit arrin 8.3 metra
Euronews Albania, përmes gazetarit tonë nga Vlora, Algert Harrizi, raporton për situatën e rënduar të prurjeve në lumin Vjosë. Sipas Harrizit, nga ura e vjetër e Mifolit shihet një prurje me intensitet të lartë, ndërsa niveli i ujit ka arritur 8.3 metra.
Prurjet e larta vijuan gjatë mbrëmjes së së premtes, duke mbuluar plotësisht shiritin matës të metrave pranë urës së vjetër të Mifolit. Situata mbetet në rrezik, pasi rrezikohen përmbytjet e tokave bujqësore, shtëpive dhe njësive të biznesit.
Gazetari raportoi se niveli i Vjosës po mbulon gradualisht urën e vjetër të Mifolit dhe po afrohet në pikën kritike. Ekspertët paralajmërojnë se, nëse prurjet do të vazhdojnë të jenë të larta, lumi mund të tejkalojë argjinaturën, duke rritur ndjeshëm rrezikun për zonat përreth.
Situata monitorohet nga autoritetet vendore, ndërkohë që banorët këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës.
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë