PS 19 mandate në Tiranë, PD “dhëmbë për dhëmbë” me “Mundësinë” për mandatin e 14-të

13 Maj 2025 | 11:33

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Tiranës është drejt përfundimit, ku deri më tani janë numëruar 1121 nga 1282 qendra votimi, ose 87% e totalit. Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) mban vendin e parë me 177,831 vota, që përfaqësojnë 47.62% të votave të vlefshme.

Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 132,003 vota, që përbëjnë 35.35%.

Partia Mundësia, një ndër surprizat e këtyre zgjedhjeve në Tiranë, mban vendin e tretë me 18,463 vota (4.94%) dhe është aktualisht në garë të ngushtë për një mandat shtesë me PD-në.

Deri në këtë fazë të numërimit, ndarja e 36 mandateve për Tiranën është si më poshtë:

  • Partia Socialiste – 19 mandate
  • Partia Demokratike – 14 mandate
  • Partia Mundësia – 1 mandat
  • Nisma Shqipëria Bëhet – 1 mandat
  • Lëvizja Bashkë – 1 mandat
  • Partia Socialdemokrate – 1 mandat

Rezultatet e deritanishme janë:

  • Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 177,831 vota (47.62%)
  • Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 132,003 vota (35.35%)
  • Partia Mundësia – 18,463 vota (4.94%)
  • Partia Socialdemokrate (PSD) – 13,033 vota (3.49%)
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 11,337 vota (3.04%)
  • Lëvizja Bashkë (BASHKË) – 10,060 vota (2.69%)
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 7,080 vota (1.90%)
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,649 vota (0.44%)
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 913 vota (0.24%)
  • Lëvizja Atdheu (LA) – 656 vota (0.18%)
  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 430 vota (0.12%)

Gara në Tiranë duket se po zhvillohet vetëm mes PD dhe Partisë Mundësia, ku partia e Shehaj është në lojë për të marrë 1 mandat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie

Situata jashtë Parlamentit ka regjistruar tensione të reja. Jashtë oborrit të godinës janë dëgjuar shpërthime, të shkaktuara nga lëndë plasëse të llojit kapsollë, të cilat...
10:22 | 23/07/2026

Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka përfunduar pa një vendimmarrje konkrete lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për zgjatjen e afatit të punimeve të Komisionit...
10:22 | 23/07/2026

Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë

Ndërsa jashtë ambienteve të Parlamentit situata mbetet e tensionuar me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur...
10:04 | 23/07/2026