PS fiton Astirin dhe Laprakën, Veliaj: Shtrijmë dorën e bashkëpunimit
Partia Socialiste ka fituar në zonën e Astirit në Tiranë dhe për kryebashkiakun Erion Veliaj, kjo ishte ‘’qershia mbi tortë’’ e fitores së partisë në të cilën bën pjesë. Sipas Veliaj, fakti që Astiri ka votuar 60% për PS, është një ‘’lajm fantastik’’, pasi kjo zonë ka qenë pjesë e debatit publik prej kohësh.
“Gjithmonë kam besuar që një minorancë e zhurmshme nuk mund ta ndalojë shumicën e heshtur të njerëzve të mirë, të drejtë dhe të njerëzve të punës. Se kam të drejtë, e garanton fitorja jonë sot në këtë zonë, të përdorur keq nga politika. Shumica dërrmuese e njerëzve do punën dhe jo dhunën, do dashurinë dhe jo urrejtën, do që të ecim përpara dhe jo mbrapa. Kam besuar gjithmonë te familjet e ndershme, të drejta dhe punëtore të Astirit dhe ju them atyre faleminderit që besuat te ne”, tha Veliaj, i cili theksoi se projekti i Astirit do të përfundojë në fund të vitit.
Drejtuesi i fushatës së Partisë Socialiste në Tiranë foli gjithashtu për fitoren në Njësinë 11 në Tiranë, që i përket zonës së Laprakës. Edhe pse një fitore e ngushtë e PS në këtë zonë, Veliaj u shpreh shumë i lumtur, sepse sipas tij kjo është njësia e cila në 30 vitet e fundit ka qenë një njësi tradicionale e djathtë.
“Jam shumë i lumtur që njësia 11, edhe pse bastion i djathtë na dha besimin neve të Partisë Socialiste për drejtimin e Shqipërisë. Dua t’ju them atyre që s’kanë votuar PS-në, se askush s’ka humbur në këtë njesi, miqtë demokratë do gjejnë dikë që i ndihmon, që i dëgjoj dhe që do ju shërbejë”, deklaroi Veliaj.
Sakaq, ai tha që muaji i ardhshëm do të jetë muaji i vëllazërisë, ku do shtrihet dora e bashkëpunimit, pasi janë kundërshtarët e PS-së, por jo armiqtë e tyre. Veliaj përmendi gjithashtu kandidaten e PD-së në këtë zonë, Albana Vokshin, për të cilën u shpreh se është njeri i mirë, por në partinë e gabuar.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit