PS kërkon mandatin e tretë, Rama sulmon Bashën për mënyrën e nisjes së fushatës
Nga sheshi “Skënderbej” ku ishin të pranishëm vetëm kandidatët për deputet, socialistët shpalosën të enjten zyrtarisht ambicien për një mandat të tretë qeverisës.
Fjalimet e para në çeljen e fushatës i mbajtën kryesisht prurjet e reja në “skuadrën e socialistëve mes tyre edhe Najada Çomo dhe Luljeta Bozo.
Më pas ishte kryeministri Edi Rama që në cilësinë e kryetarit të partisë, për rreth 53 minuta listoi arsyet se përse shqiptarët duhet ti japin votën. Një pjesë të mirë të fjalës Rama ia dedikoi manifestimit politik të Lulzim Bashës në sheshin “Nënë Tereza”.
“E kanë natyrë, është më e fortë se ata vetë, rrëmuja, sherri, ngatërresa, kaosi, rrumpalla, toka e xanun, kap çfarë të kapësh, dhe sot kartolina e tyre ishte faktikisht fushata e tyre, sot ata i thanë të gjitha, sot ata i treguan të gjitha, sot ata ia dhanë të gjithëve pamjen e asaj që është Shqipëria pa mandatin tonë të tretë,” – u shpreh Rama.
Kryetari i PS-së shkoi me tej duke ironizuar edhe aleatët e Bashës ndërkohë që theksoi se politika e vjetër nuk meriton asnjë shans.
“Mandati i tretë i PS-së është heqja e çdo mundësie që Ilir Meta, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi të kenë një shans tjetër për ta marrë përsëri zvarrë Shqipërinë për hesap të llogarive të tyre. Ata me kë?! Me Dash Shehin, me Gon Dukën, Dulen, Mesilën, Nard Ndokën?! Imagjinoni një palë përballë ku Nard Ndoka duket i vetmi filozof,” – vijoi Rama.
Por pse e kërkon partia socialiste mandatin e tretë?
“Mandati i tretë i PS-së nuk është për karrigen e askujt, përfshirë edhe timen, mandati i tretë është që Shqipëria të mos kthehet kurrë më mbrapa sepse me mandatin e tretë i bëjmë të pakthyeshme reformat që janë ende rrugës,” – u shpreh kryetari i PS-së.
Rama tha se mandati i tretë duhet për të sjellë në Shqipëri 10 milionë turistë, për të përmbyllur rindërtimin, realizuar vaksinimin e gjithë popullatës pranverën e vitit të ardhëm apo ndërtuar katër aeroporte, duke e cilësuar PS-në si alternativën e vetme.
“Të më falin të gjithë për mungesën e modestisë, por më të mirë se ne nuk ka!” – theksoi Rama.
Lexoni gjithashtu:
PD kërkon rotacionin, Basha: Ndryshimi po vjen, do ta çoj Shqipërinë në BE
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës