PS kërkon të rinisë numërimi votave të diasporës nga Greqia, ankimon vendimin e KQZ
Partia Socialiste, përmes një shkrese zyrtare, i është drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar që të shfuqizojë vendimin për lënien mënjanë të fletëve të votimit nga Greqia.
KQZ e mori këtë vendim pas ankesës së Partisë Demokratike, që pretendonte se kishte parregullsi në procesin e votimit nga diaspora në Greqi.
Pas kësaj, KQZ pranoi të ndante me një anë votat e emigrantëve nga Greqia, për të cilat PD kërkoi që të mos numëroheshin.
Megjithatë, PS ka reaguar, duke theksuar se ky akt është i pavlefshëm dhe i nxjerrë në kundërshtim me ligjin, duke bërë thirrje për shfuqizimin e tij.
Sipas PS, vendimi është në shkelje të nenit 124/1, pika 2 të Kodit Zgjedhor dhe ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve për Kuvendin e datës 11 Maj 2025.
Në ankimimin e saj, PS argumenton se Komisioneri i KQZ-së nuk ka marrë masat e duhura dhe ka trajtuar votat e shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi si të pavlefshme.
Gjithashtu, PS thotë se kjo ka ndodhur pa ndonjë justifikim ligjor dhe përkundër faktit që votat e emigrantëve duhet të kenë të njëjtën vlerë me ato të shtetasve shqiptarë që jetojnë në shtetet e tjera.
Aktualisht, votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen përkatësisht sipas qarqeve, por pa përfshirë ato të Greqisë.
Partia Socialiste kërkon që të rikthehet procesi i numërimit të votave nga Greqia, duke e cilësuar këtë akt si të pabazuar dhe të dëmshëm për procesin zgjedhor të 11 majit.


LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit