PS mbledh sot Grupin Parlamentar

13 Shtator 2022 | 09:24

Partia Socialiste ditën e sotme do të mbledh Grupin Parlamentar.

Burime bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet në kryesi në orën 9:30.

Ndërkohë mësohet se pas mbledhjes kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.

Së fundmi qeveria shqiptare ka vendosur të mos rrisë çmimin e energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël, si dhe të garantojë furnizim të pandërprerë me energji për të gjithë shqiptarët.

Ishte kryeministri Edi Rama i cili prezantoi planin me tre pika për përballimin e krizës energjetike. Tre pikat përfshijnë

Furnizimi pandërprerë për të gjithë me energji elektrike
Mbrojtjen e familjeve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit të energjisë
Garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike. 100 milionë euro për OSHEE këtë vit dhe 110 milionë euro të tjera në fillim të viti tjetër.

Ndërkohë së fundmi tema që po diskutohet dhe është bërë dhe sulmi kibernetik i sistemit TIMS, ku e alarmuar ka qenë dhe qeveria. Nuk dihet konkretisht se për çfarë do të diskutohet.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026