PS nis fushatën në Londër? Gjici: Kuksianët do të kthehen, Anglia jo fushë me lule
Bashkia e Kukësit ka nisur një tur bashkëbisedues me emigrantët kuksianë që janë në Londër, me fokus diskutimi projektet zhvillimore që janë bërë deri tani dhe ndarjen e vizionit për punët e ardhshme që e presin Kukësin.
Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici në një intervistë për Euronews Albania tha se ai ka shkuar shpesh në Londër për të takuar kuksianët që jetojnë në Angli dhe se askush nuk e ndalon ta bëjë këtë.
Këto takime, sipas Gjicit nuk janë në kuadër të fushatës elektorale dhe bëhen për të treguar çfarë ka bërë bashkia këto vite si dhe një thirrje për kuksianët që të kthehen në Kukës për të investuar.
Gjici u shpreh optimist se me investimet në infrastrukturë shumë kuksianë do të kthehen në vendin e tyre.
“Si kryetar bashkie më lind e drejta t’i takoj kuksianët kudo që janë pa nisur edhe fushata zyrtarisht, takimet i kemi raportuar edhe në KQZ. Do shkojmë edhe në vende të tjera jo vetëm në Londër, nuk më ndalon askush të takoj kuksianët kudo që janë. Ne kërkojmë që të na ndihmojnë për investime. Do vijë një ditë që kuksianët do kthehen. Ka shumë që janë kthyer duke investuar në vendin e tyre. Duke krijuar kushte më të mira në infrastrukturë, më shumë kuksianë do të kthehen”, tha Gjici.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nga Safet Gjici deri te Arben Ahmetaj, kë takoi ish-agjenti i FBI-së në Shqipëri
- Safet Gjici tregon nëse do të rikandidojë sërish për Bashkinë e Kukësit
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta