PS nis procedurat për shkarkimin e Veliajt, kur mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës
Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet të martën, në orën 16:00, për të shqyrtuar shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.
Sipas burimeve, ky vendim u është komunikuar këtë të mërkurë këshilltarëve të Partisë Socialiste, gjatë një mbledhjeje të zhvilluar në selinë e PS-së.
Këshilltarët socialistë pritet të depozitojnë një kërkesë të re për shkarkimin e Veliajt, e cila do t’i prezantohet Këshillit Bashkiak.
Diskutimet mes anëtarëve në mbledhje janë fokusuar kryesisht te argumenti ligjor që do të përdoret në këtë shkresë.
Është vendosur që argumenti kryesor në kërkesën, e cila është firmosur nga të gjithë anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, të jetë neni 62, pika c e ligjit për qeverisjen vendore, i cili parashikon shkarkimin për mosparaqitje në detyrë për një periudhë tremujore të pandërprerë.


PS nis procedurat për shkarkimin e Veliajt, kur mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës pic.twitter.com/RPd101uwg3
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) September 17, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit