Gjykata cakton datën për mbajtjen e seancës paraprake ndaj Erion Veliajt

16 Shtator 2025 | 10:46

Gjyqtarja Etleva Deda ka caktuar datën 29 shtator, ora 12:00, për zhvillimin e seancës paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë në dosjen e SPAK. Veliaj do të përballet fillimisht me 5 vepra penale në gjykatë, ndërsa ndaj tij janë ngritur gjithsej 12 akuza.

SPAK ka ngritur një sërë akuzash të rënda ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Konkretisht:

  • 9 raste korrupsioni të zyrtarëve të lartë, të kryera në bashkëpunim;
  • Pastrim parash përmes kompanive private dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten;
  • Deklarim i rremë i pasurisë;
  • Fshehje të ardhurash;
  • Shpërdorim detyre;
  • Futje e sendeve të paligjshme në ambientet e vuajtjes së dënimit;
  • Ndryshim i planit të detajuar vendor dhe dhënie e një leje ndërtimi për objekt shumëkatësh, ku bashkëshortja kishte interesa financiare, duke dëmtuar interesat e shtetit.

Prokuroria e Posaçme thotë se Veliaj, së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, kanë marrë përfitime të parregullta në shuma monetare dhe pasuri të paluajtshme nga subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, të cilat kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Sipas SPAK, OJF-të “Harabel”, “Eventus”, “Muza” dhe “BYL-A”, si edhe persona fizikë të afërt me Xoxën, kanë kryer veprime konkrete për pastrimin e parave. Në dosje përmenden gjithashtu biznesmeni Elman Abule dhe shoqëria “Rametal” shpk.

Një nga akuzat kryesore lidhet me miratimin nga Veliaj i një leje ndërtimi për një objekt shumëkatësh banimi, në të cilin bashkëshortja e tij kishte interesa pasurore. Prokuroria thekson se ky veprim ka dëmtuar interesat e shtetit.

Prokuroria thotë se çifti Xoxa-Veliaj ka qarkulluar para cash jashtë sistemit bankar, të cilat vinin si rezultat i përfitimeve të parregullta dhe më pas janë përdorur për aktivitetet tregtare private të familjarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. I. Nënkryetarë...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026