‘PS të mos sillet si triumfatore’, Lindita Nikolla: Do jem avokate e mirë e opozitës
“Do jem një avokate e mirë e opozitës”. Kështu është shprehur për Euronews Albania, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, teksa shtoi se në çdo moment do të respektojë rregulloren e Kuvendit.
“Do ta manifestoj në sjelljet dhe qëndrimet e mia dëshirën për të qenë një avokate e mirë e opozitës, në respekt të rregullores së Kuvendit dhe të ligjeve që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë, por me dëshirën dhe vëmendjen që në Kuvendin e Shqipërisë, të gjithë të ndihen të barabartë”, u shpreh znj. Nikolla.
Ajo theksoi se Partia Socialiste nuk duhet të sillet si triumfatore, pasi ka detyrën e rëndësishme për të shërbyer.
“Për mua pozitë dhe opozitë janë vetëm numra. I takon së pari Partisë Socialiste të mos sillet si triumfatore, por të jetë e përulur se është zgjedhur për të shërbyer”, u shpreh znj. Nikolla.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 21:02 Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë
- 21:00 Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 20:46 Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
- 20:22 Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës