PS “ultimatum” opozitës: Nëse nuk vini të hënën në komision, drejtimin e marrim ne
Partia Socialiste do thërrasë të hënën mbledhjen e komisionit të posaçëm të reformës territoriale.
Nëse PD vjen në këtë mbledhje të hënën atëherë nuk ndryshon formula, as e drejtimit, as e shumicës së anëtarëve, raportoi gazetarja Eksiola Shehu, duke cituar diskutimet nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
“Mbledhja e radhës së komisionit të thirret ditën e hënë. Nëse opozita bojkoton edhe mbledhjen e ditës së hënë, atëherë në seanca do vendosim mekanizmin zhbllokues. Reforma do të bëhet doni apo s’doni ju”, iu drejtua Taulant Balla deputetëve të opozitës.
Këto debate kanë ndodhur gjatë zhvillimit të Konferencës së Kryetarëve këtë të enjte.
Më herët Partia Socialiste, përmes një shkrese drejtuar kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi kërkoi të marrë shumicën dhe drejtimin e komisionit për reformën territoriale. Në kërkesën e vet PS pretendon se opozita nuk ka pasur pjesëmarrje të rregullt në 4 mbledhje të këtij komisioni duke penguar punën e tij.
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia