Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, PS zyrtarizon kandidaten në Bashkinë Vlorë (EMRI)

7 Tetor 2025 | 18:29

Kandidatja e Bashkisë së Vlorës është zyrtarizuar pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së. Kandidatja për këtë bashki për zgjedhjet e 9 nëntorit është Brunilda Mersini. Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Blendi Çuçi  njoftoi emrin e Mersinit teksa u shpreh se gjatë mbledhjes së Kryesisë u zgjodh një kandidate me eksperiencë të gjatë politike.

“Menduam që të kishim një kandidat për këtë pjesë të mbetur të mandatit që do të ishte me eksperience menaxheriale për të mbuluar vakumin e krijuar nga dorëheqja e kryetarit të bashkisë por edhe një figurë politike me një eksperiencë në politike po aq të gjatë. Besoj se kandidatja që sapo u miratua në kryesi i plotëson këto kushte dhe ajo është deputetja Brunilda Mersini”, u shpreh Çuçi.

Zgjedhjet e pjesshme vendore pritet të prodhojnë një mandat që do të zgjasë më shumë se një vit. Sot u zyrtarizuan edhe kandidatët për 4 bashkitë e tjera. Në Berat kandidat është zyrtarizuar Ervin Ceca, në Tepelenë Gramoz Sako, në Mat Altin Bojni dhe në Cërrik Florenc Doka.

Në Asamblenë Kombëtare të PS-së është zyrtarizuar emri i Ogerta Manastirliut si kandidate për Bashkinë e Tiranës, pas një propozimi të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e kryebashkiakut aktual Erion Veliaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026