Zgjedhjet/ Mbledhja e kryesisë së PS-së, mbërrin Rama duke folur në telelefon

7 Tetor 2025 | 18:05

Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të marte ka mbledhur Kryesinë e PS-së.Në këtë mbledhje pritet të prezantohen kandidatët për 6 Bashkitë lidhur me zgjedhjet e 9 nëntorit.

Rama është parë nga pamjet teksa ka mbërritur për të mbajtur mbledhjen. Ai shihet duke folur në telefon.

Më 9 nëntor 6 bashki në vend, Tirana, Berati, Vlora, Cërriku, Mati dhe Tepelenë do të zhvillojnë zgjedhjet e parakohshme. Partia Socialiste dhe Partia Demokrate po zhvillojnë takime dhe mbledhje për të përzgjedhur kandidatët për kryetar bashkitë në këto 6 bashki. Kandidatët do të garojnë për postin e kryebashkiakut. Zgjedhjet në këto bashki vijnë pas dorëheqjes së 5 kryetarëve të bashkive. Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës u dekretuan së bashku me 5 bashkitë e tjera pas shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026